BallinaBota

Hakerat thyejnë Microsoft deri në kodin e burimit. Kompania: Nuk e kanë modifikuar

Një grup hakerash që kanë sulmuar përmes një kompanie softuerësh, SolarWinds, kanë arritur të thyjenë edhe disa kode burimi të përdorura nga kompania e njohur Microsoft. Kjo e fundit ka njoftuar zyrtarisht për aktin duke deklaruar se një gjë e tillë është shqetësuese sepse sinjalizon se deri ku shkojnë ambiciet e grupit. Kodi i burimit është një seri udhëzimesh për një soft apo sistem operativ dhe si i tillë përbën element me rëndësi të veçantë.

Historikisht, Microsoft ka qenë veçanërisht i kujdesshëm në mbrojtjen e kodit të burimit

shkruan agjencia “Reuters” duke lënë të kuptojë gravitetin e situatës.

Lexo më shumë  AlJazeera: Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e urisë në Gaza

Sipas agjencisë sulmi ka qenë i dyfishtë: depërtimi në rrjetet sensitive të qeverisë amerikane, por edhe zbulimi i projekteve të brendshme dhe produkteve të Microsoft. Sulmi i zhvilluar kësaj radhe cilësohet si një ndër më të sofistikuarit dhe ambiciozët të zbuluar deri më tani nëse shihet nga objektivi. Rreth gjashtë agjenci federale dhe ndoshta me mijëra kompani dhe institucione të tjera janë hakeruar.

Microsoft ka mohuar që hakerët të kenë modifikuar kodin e burimit, çka thuhet se do të kishte pasoja shkatërrimtare në mbarë botën duke patur parasysh përhapjen e produkteve të kompanisë që përfshin paketën Office dhe sistemin operativ Windows.

Ekspertë të ndryshëm janë shprehur se sulmi megjithatë pak do të ndikojë te përdoruesit, pasi është e vështirë të besohet se Microsoft ka përfshirë në kodin e burimit edhe çelësin kriptografik apo pasuordet.

Rruga Press

YouTube player