Bota

Sulmi në bazën ushtarake ukrainase, zyrtari polak: Kërcënim i hapur për NATO-n, autoritetet ruse në dijeni për vendndodhjen

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë Marcin Przydacz është shprehur se sulmi me raketa ruse në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polka , i ndodhur ditën e djeshme , është një përpjekje për të ‘kërcënuar’ NATO-n.

Nga sulmi në bazën ushtarake të Ukrainës, rreth 20 km larg nga kufiri me Poloninë, humbën jetën të paktën 35 persona.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për paradën ushtarake ruse më 9 maj në Moskë: Dronët mund të godasin Sheshin e Kuq

Në një intervistë për mediat e huaja, Przydacz tha se kjo lëvizje e Rusisë ishte një provokim i rëndë.

“Ata me siguri e dinin se kjo bazë ushtarake ishte e vendosur pranë kufirit polak. Ata e dinin çfarë po godisnin, pra donin të dërgonin në mesazh duke kërcënuar NATO-n”, ka thënë më tej ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *