KryesoreLajme

Sulmi në Banjskë, përfshirja e Radoiçiqit dhe roli i Serbisë – çka përmban saktësisht letra që iu dërgua Borrellit dhe Lajçakut nga deputetët e disa shteteve?

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa vendeve i kanë shkruar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Letra është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë.

Letra përmend në detaje sulmet e njëpasnjëshme, si agresionin serb më 24 shtator, kidnapimin e policëve, si dhe kërkon të dihet roli i Serbisë në sulmin e shtatorit, etj. Në letër po ashtu theksohet se agresioni i 24 shtatorit mund të kishte eskaluar po të mos ishte profesionalizmi i Policisë së Kosovës.

Në prag të samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor i bëhet thirrje po ashtu BE-së që t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

Lexo më shumë  Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkruan ambasadori, raporton Telegrafi.

Po çfarë përmban letra:

Në dritën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ne po ju shkruajmë për të kërkuar që të gjitha masat ndëshkuese kundër Kosovës të anulohen dhe të rifillojë bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës.

Bojkoti i zgjedhjeve komunale të nxitura nga Lista Serbe më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalimi arbitrar i policëve kosovarë nga autoritetet serbe më 14 qershor, destabilizojnë Kosovën.

Është jetike që komuniteti ndërkombëtar të refuzojë irredentizmin dhe agresionin dhe të riafirmojë mbështetjen për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Sulmi nga tridhjetë militantë të armatosur rëndë, të udhëhequr nga nënpresidenti i listës serbe, Milan Radoiçiq, më 24 shtator shënoi përshkallëzim.

Situata mund të kishte kaluar lehtësisht në një përshkallëzim më të gjerë, po të mos ishte profesionalizmi dhe guximi i Policisë së Kosovës, njëri prej të cilëve u vra tragjikisht.

Sasia dhe lloji i armëve të sekuestruara pas sulmit ngre pyetje serioze mbi rolin që mund të ketë pasur shteti serb në mbështetjen e operacionit.

Ne i bëjmë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të ndërmarrin një hetim të plotë mbi sulmin në Banjskë dhe të angazhohen për publikimin e rezultateve.

Lexo më shumë  Osmani takon kongresmenin Self, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës
YouTube player