Uncategorized

Letër e rëndësishme drejtuar Borrellit dhe Lajçakut – kryetarët e Komisioneve të Jashtme të disa shteteve iu shkruajnë për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa shteteve mike i kanë shkruar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Letra thekson urgjencën e adresimit të disa çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën urgjente për largimin e masave ndaj Kosovës.

Letra është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë, raporton Rruga Press.

Lexo më shumë  Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkruan ambasadori.

Lexo më shumë  Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm
YouTube player