ArgumentKryesore

“Sulmi” i deputetes Vlora Çitakut ndaj Ferajt bëhet lajm kombëtar propagandues në Serbi

Shkruan Hysamedin Feraj

Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia:

Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse.

Nënkryetarja e PDK-së e paska quajtur budallëk të pakufi pse kam thënë se Kurti (Kosova) e ka mbështetjen e NATO-s në rast agresioni të Serbisë kundër Kosvës.

Dhe Serbisë i paska pëlqyer shumë ideja e Çitakut se leximi i tillë i flamurit të NATO-s prapa Albinit në takimin me Stolenbergun është budallëk i pakufishëm! Jo pse Vuçiqi dhe Serbia nuk e dinë, por se zëri i Çitakut është violinë për veshët e tyre. Ndaj sot ia paskan luajtur gati të gjithë, por ilustrimin po jap vetëm me “Politika” e Beogradit:

May be an image of 2 people and text that says 'ПОЛИТИКА NATO Мени NATO ΟΤΑΝ NOTO OIAN NETO OEAN NATO ΟτΑν (Фото Бета/аП) ΟΤΑΝ ПРИШТИНА -Потпредседница опозиционе Демократске партите Косова (дПк) Вльора Читаку упутила je оштру поруку саветнику премиера привремених приштинских институцила Хисамедину Ф, и je покушао да оправда чиненицу да током обратана шефа НАТО JeHca Столтенберга и поПитика'

Konteksti

Lexo më shumë  Kurti: Ulqini më shumë se sa qytet bregdetar, është shembull i rezistencës për të ruajtur identitetin dhe kulturën

Deputetja e PDK-së në Kosovë, Vlora Çitaku kishte shkruar një status ofendues në llogarinë e saj në facebook në drejtim të profesorit Feraj, ku ky i fundit ishte shprehur se flamuri i NATO-s pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg vinte në dukje unitetin mes aleancës së NATO-s dhe shtetit të Kosovës përballë agresionit serb.

Çitaku tha: Ka pasë thanë një i ditur para shumë kohe, gjithësia edhe ndoshta ka fund, po injoranca e njeriut është definitivisht e pafund.

Ky qëndrim i deputetes së opozitës në Kosovë u bë lajm kombëtar në Serbi dhe u përdor, jo pa të drejtë, për t’i dhënë zë propagandës së shtetit serb që pretendon se është budallallëk që të pretendohet se Kosova njihet si aleat i NATO-s. Kësaj radhe, propaganda serbe u përhap duke cituar deputeten shqiptare, e cila si shumë të tjerë në këto kohë delikate për shqiptarët, kanë më shumë hallin të dëmtojnë kryeministrin e Kosovës, sesa të mbrojnë Kosovën përballë agresionit të udhëhequr nga ana e presidentir serb Vuçiq.

Lexo më shumë  Skënder Myrtezani: Po punojnë për riatdhesimin nga SHBA-ja të eshtrave të Fan Nolit, absurde heshtja e Kuvendit të Shqipërisë

Me apo pa dashje, pjesa dërrmuese e faktorit opozitar shqiptar në Kosovë po renditen me gjuhën e propagandës serbe kundër kryeministrit Kurti, e që kjo po përkthehet në dëm për Kosovën.

Situata në Serbi duket krejt ndryshe. Agresioni dhe propaganda serbe kundër Kosovës ka bërë bashkë pushtetin, opozitën dhe mediat në favor të interesave shtetërore serbe, për të gërryer shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *