Lajme

Parku Rinia ‘amortizohet’ vetëm dy vjet pas inaugurimit: Tender i ri

Nga Elira Kadriu

Vetëm dy vite nga rikonstruksioni, i cili i kushtoi taksapaguesve rreth 1 miliardë lekë, Parku Rinia duket se është amortizuar sërish. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka çelur një tjetër tender për rehabilitimin e shtresës së lodrave, në atë pjesë të parkut që i dedikohet fëmijëve.

“Standard i ri i të bërit hapësirë publike cilësore”, e quante kryebashkiaku Veliaj projektin gjatë mbikëqyrjes së punimeve në mars të vitit 2020. Duket se ky standard i ri nuk rezultoi jetëgjatë, pasi shtresa e tartarit do të rehabilitohet, ndërsa do të shtohet edhe një tjetër shtresë aty ku aktualisht terreni është lënë i mbuluar vetëm me një shtresë dheu.

Kjo ndërhyrje do të kushtojë 4.1 milion lekë, një tender i fituar në kushtet e mungesës së konkurrencës, ku kompania e vetme që aplikoi u shpall fituese, thotë në një investigim, Citizens Channel.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

“Kjo nuk është hera e parë që procedurat e prokurimit për Parkun Rinia klasifikohen si të dyshimta. Edhe në tenderin prej një miliard lekësh në vitin 2019, shtatë nga tetë kompani u skualifikuan, duke shpallur fituese të vetmen kompani të mbetur.”

Mungesa e hapësirave të gjelbra në Tiranë

Në vitin 2021, “Instituti për Zhvillimin e Habitatit” (Co-Plan), një prej organizatave më të mëdha në rajon, me qendër në Tiranë, publikoi monitorimin “Mushkëri të gjelbra”, sipas të cilit u konkludua se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.

Kur në vitin 2018, Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) miratoi Planin e Veprimit Qyteti i Gjelbër (PVQGj), një dokument i cili, krahas detyrimit ligjor, kishte peshën e një premtimi, Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, deklaroi se “Tirana është në prag të një revolucioni të gjelbër”.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Plani parashikonte krijimin e xhepave dhe të korridoreve të gjelbra, ndërtimin dhe rinovimin e hapësirave publike dhe vendosi si objektiv mbjelljen vjetore të 200,000 rrënjëve të reja deri në 2030. 

Por sot, katër vjet pas këtij premtimi, vizioni i gjelbër, ose ai që konsiderohet si Objektivi Strategjik Nr. 2 i Planit të Veprimit (SO 2A) ka mbetur ende i bardhë në letër. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) që administron hapësirat e gjelbra nuk ka arritur të mbjellë as 60 mijë pemët e para./Citizens Channel

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *