KryesoreLajme

Sulmet ndaj gazetarëve, Freedom House: Kryebashkiaku Erion Veliaj kërcënoi Ola Xamën

Organizata Freedom House me seli në SHBA ka nxjerrë raportin ditën e sotme për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri. Në gjetjet e Freedom House theksohet se gazetarët në vend përballen me kërcënime dhe intimidime të shumta nga aktorët politikë, si në rastin e gazetarës Ola Xama. Sipas raportit Xama u kërcënua dhe intimidua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e quajti atë vrasëse me pagesë. Po ashtu në raport janë futur dhe sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve të tjerë si Elvis Hila, Afrovita Hysaj dhe Elton Qyno.

Lexo më shumë  Këlliçi: Të arrestohet banditi Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

Pjesë nga Raporti:

Raporti në veçanti vë në pah sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Elvis Hila, Afrovita Hysaj dhe Elton Qyno, si dhe sulmin verbal ndaj gazetares së ‘Balkan Insight’ Ola Xama nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili iu referua asaj si “vrasëse me pagesë” pas publikimit të një shkrimi për hetimin e korrupsionit për tenderin e inceneratorit të Tiranës.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë
YouTube player