Lajme

PROTESTË PËR NDOTJEN/ Në Darëzezë nuk vadisin dot as tokën, ngordhin bagëtitë

Fermerë në zonën e Darëzezës kanë dhënë alarmin për ndotjen e ujërave të vaditjes. Duke kërkuar ndërhyrjen e inspektorëve denoncojnë se për këtë shkak po u ngordhin dhe bagëtitë ndërsa në fusha nuk prodhojnë dot.

Banorë të Darëzezës në Fier janë ngritur në protestë ku kërkojnë ndihmën e AKU dhe inspektoratit të mjedisit.

Përmes medies denoncojnë ndotjen e ujërave të kanaleve. Për pasojë shprehen se u kanë ngordhur bagëti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

Madje dhe vaditja për prodhimin në fusha është e pamundur për shkak të ndotjes.

Problematika thonë se është e vjetër, por nuk e drejtojnë gishtin të fajtori.

Për këtë kërkojnë që të jenë autoritetet që do të duhet të zbulojnë shkaqet.

Banorët shprehen se ndotja është shqetësuese në prag të nisjes së sezonit turistik, ku plazhistët do të largohen pikërisht nga kjo situatë.

Lexo më shumë  Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Rruga Press

YouTube player