Lajme

Studimi: Qelizat T nga ftohja e zakonshme mund të sigurojnë mbrojtje ndaj Covid-19

Nivelet e larta të qelizave T nga ftohja e zakonshme mund të ofrojnë mbrojtje kundër Covid, sipas një studimi nga Imperial College. Imuniteti kundër Covid-it është një tablo komplekse dhe ndërsa ka prova të reduktimit të niveleve të antitrupave gjashtë muaj pas vaksinimit, qelizat T besohet se luajnë një rol jetësor në mbrojtjen e organizmit, shkruan Reuters

Studimi, i cili filloi në shtator 2020, vlerësoi nivelet e qelizave T, të krijuara nga ftohjet e mëparshme të zakonshme tek 52 kontakte me të infektuar  me Coivd. Sipas studimit, 26 që nuk  u infektuan kishin nivele më të larta të qelizave T sesa personat që u infektuan.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Ende nuk dihet se sa zgjat mbrojtja nga qelizat T.

“Ne zbuluam se nivelet e larta të qelizave T ekzistuese, të krijuara nga ftohja e zakonshme, mund të mbrojnë kundër Covid-19,” tha autori i studimit Dr Rhia Kundu.

Autorët e studimit, të botuar në Nature Communications, thanë se proteinat e virusit Sars-CoV-2 të cilat synohen nga qelizat T mund të ofrojnë një mundësi për prodhuesit e vaksinave.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *