KryesoreLajme

Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu, ka bërë të ditur se në raportin “Democracy Report 2025” të Institutit V-Dem Institute, Kosova është renditur si “Demokraci Elektorale”.

Sipas Kryeziut, në këtë kategori përfshihen edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa Kosova, sipas saj, qëndron më mirë se disa prej tyre.

Lexo më shumë  Shqipëria drejt fashizmit si valvul shkarkimi për kontradiktat sociale

Ajo ka theksuar se, në krahasim me vendet e rajonit, vetëm Mali i Zi renditet më lart, ndërsa shtetet e tjera janë prapa Kosovës.

ED = Electoral Democracy

Ndërkaq, sipas saj, Serbia klasifikohet në kategorinë e regjimeve autoritare, madje pas Rusisë e Ruandës.

“Kosova gradualisht po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar. Si shteti më i ri në rajon, shpesh është bërë shembull në shumë rangime në raportet ndërkombëtare”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Lexo më shumë  Tentuan ta shpalosnin flamurin e Serbisë, arrestohen gjashtë serbë afër Manastirit në Prizren
YouTube player