Sport

Edhe në Hungari probleme nga Covid-19. Myrto Uzuni mes të infektuarve?

Duket se asnjë vend i futbollit nuk i shpëton valës së koronavirusit që ka shpërthyer në muajin e fundit.

Edhe në Hungari ka raste me covid-19 dhe ku luajnë disa lojtarë shqiptarë dhe më i miri prej tyre, Myrto Uzuni është infektuar.

Sulmuesi kuqezi ka rezultuar pozitiv në testet e kryera bashkë me disa të tjerë dhe si gjithmonë ndërprerja e kampionatit dhe koha festive mund të jenë dhe shkaktarët e infektimeve me covid-19.

Uzuni është izoluar bashkë me lojtarët e tjerë dhe skuadra tashmë ka dalë në stërvitje pa lojtarin shqiptar por jo në Marbella ku duhej të vazhdonte por në qendrën stërvitore të klubit.

Uzuni për herë të dytë preket nga koronavirusi por nuk ka asnjë problem në horizont për të.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *