BotaKryesore

Studim: 1 miliard njerëz rrezikojnë të preken nga i nxehti kërcënues, nëse temperaturat globale rriten me 2C

Një miliard njerëz mund të ndikohen nga efektet e  nxehtësisë dhe lagështisë ekstreme, nëse temperaturat globale rriten me 2 gradë Celsius, parashikon zyra shkencore “Met” në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas studimit, një rritje e temperaturës prej 4 gradë Celsius mund të ndikojë gjysmën e popullsisë në botë.

Njerëzit vulnerabël dhe ata që bëjnë punë fizike në natyrë rrezikohen më shumë nga rritja e temperaturave.

Përmbytjet, rreziku i zjarrit, thatësira dhe pasiguria ushqimore parashikohet të ndodhin në zona të mëdha, nëse temperaturat globale rriten.

Prof Richard Betts, i cili udhëhoqi disa nga hulumtimet, thotë: “Sa më i lartë të jetë niveli i ngrohjes, aq më të rënda dhe më të përhapura janë rreziqet për jetën e njerëzve”.

Lexo më shumë  Taravari: Shqiptarët në Maqedoni të Veriut do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Si rrjedhojë, Mbretëria e Bashkuar do të investojëe 165 milionë paund për të trajtuar ndryshimet klimatike, duke fuqizuar gratë për të ndërmarrë veprime për ndryshimet klimatike.

Sot, diskutimet në samitin e klimës  “COP26” do të fokusohen në veprimin për të trajtuar çështjet gjinore rreth ndryshimeve klimatike dhe se si shkenca mund të përdoret për të gjetur zgjidhje për këtë problem, që po kërcënon botën.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Gratë dhe vajzat globalisht janë të prekura në mënyrë disproporcionale nga ndryshimet klimatike.

Edhe pse afrohemi drejt fundit të samitit të klimës, ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse.

Qëllimi i COP26 është të sigurojë që bota të mbajë rritjen e temperaturës globale nën 1.5C këtë shekull, gjë që shkencëtarët thonë se do të na ndihmojë të shmangim efektet më të këqija të mundshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *