KryesoreOpinion/Aktualitet

Në një vend normal qeveria do kishte rënë kur 15 njerëz u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë

Artan Dika shkruan rreth rënies së qeverisë në Maqedoninë e Veriut, duke ia faturuar këtë Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar poashtu se që prej ditës kur ra nën flakë Spitali Modular i Tetovës dhe në të u dogjën 15 persona, kjo qeveri i kishte ditët e numëruara.

Sipas tij, rënia e qeverisë që atë ditë do të kishte qenë evitim i sjelljes së qeverisë në mënyrë të papërgjegjshme dhe me shpërfillje.

Më poshtë reagimi i plotë i z. Dika, në llogarinë e tij në facebook:

Shkaktare për rënien e qeverisë me përbërjen e partive aktuale është bërë BDI-ja. Pas mbarimit të zgjedhjeve, të gjitha partitë qeverisëse u shprehën se duan që të vazhdojë puna e qeverisë me partitë aktuale.

Ishte vendimi i KSHZ-së, që pa asnjë arsye serioze të përsëriten zgjedhjet në Komunën e Zhelinës ku fitoi Lëvizja Besa, shkëndija që shpërtheu pakënaqësinë e këtij subjekti dhe solli vendimin për të dalë nga qeveria.

Lexo më shumë  Studentët nuk e ndalin protestën, vijon bojkoti në Universitete

Nuk është hera e parë që LSDM-ja bie pre e apetiteve dhe mendjemadhësisë së BDI-së për të provokuar partitë tjera. Katër vite më parë pothuajse e njëjta gjë kishte ndodhur me Aleancën për Shqiptarët, e cila u përjashtua nga qeveria për shkak të koalicionimit në zgjedhjet lokale me Lëvizjen Besa. Në atë rast, me insistimin e BDI-së, LSDM-ja pasi e kishte stabilizuar pushtetin e saj, ja mori ASH-së ministrinë e shëndetësisë duke i bërë asaj një ofertë poshtëruese.

Ajo i ofroi ASH-së një ministri pa peshë që mbeti e njohur si ministria e byrekut (gjë që ASH-ja nuk mund ta gëlltiste), me qëllimin e largimit të saj nga qeveria. Kësaj radhe Lëvizja Besa u tregua më e shkathët ndaj provokimit arrogant të BDI-së dhe mbështetjes së LSDM-së për rivotim në Zhelinë. Ajo e kuptoi peshën e saj dhe të momentit konkret dhe u largua nga Qeveria që e mbante në këmbë, duke i nxjerrë me këtë potez jashtë loje të dy partitë tjera, LSDM dhe BDI, pa lejuar të poshtërohet. Në një lloj mënyrë Lëvizja Besa “mori hakun” e ASH-së nga LSDM-ja dhe BDI-ja, për atë që ndodhi 4 vite më parë.

Lexo më shumë  Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

Në një vend normal kjo qeveri do të kishte rënë vet që në 8 shtator, kur 15 njerëz u dogjën të gjallë në atë që do duhej të ishte spital modular në Tetovë dhe si pushteti lokal ashtu edhe qeveria u sollën me shpërfillje dhe papërgjegjësi ndaj asaj që ndodhi. Prej asaj ditë kjo qeveri ishte e nemur … dhe ditët e saj të numëruara.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *