Lajme

Strehimi i afganëve në Kosovë, pas mbërritjes së 111 qytetarëve, sot pritet ardhja e grupit të dytë

Rreth 111 afganë kanë mbërritur mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Për momentin, grupi i afganëve i cili sipas të dhënave janë kontraktor të NATO-së në Afganistan së bashku me familjet e tyre, janë vendosur në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme pritet edhe grupi i dytë i afganëve në Kosovë. Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

“Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë…”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja.

I nderuar që i shoqërova liderët e Kosovës dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë evakuuar në Prishtinë”, ka thënë ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

Lexo më shumë  Me paratë e taksave/ Veliaj paguan 3.5 milion lekë biletë avioni për ndeshjen në Gjermani

Kosova, ashtu si Shqipëria i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *