Lajme

Sot pritet të arrijnë edhe 55 mijë doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

Kosova vazhdon të jetë në gjendje të rënduar sa i përket gjendjes me pandeminë COVID-19.

Në kuadër të kësaj është duke vazhduar edhe procesi i vaksinimit të qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbrëmë në konferencë për media bëri të ditur edhe numrin e vaksinave që aktualisht janë në dispozicion për qytetarët. Vitia bëri të ditur gjithashtu se
edhe sot pritet të arrijnë 55 mijë doza Pfizer në bazë të kontratës së nënshkruar.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani në 25-vjetorin e masakrës së Dubravës: Kjo shpërfaqi egërsinë e Serbisë kundrejt shqiptarëve

“Janë 38 mijë e 610 vaksina të kompanisë Pfizer në IKSHPK, por ka edhe një numër të konsiderueshëm që e kalon diku 10-15 mijë që janë në komunat përkatëse për dozën e dytë apo që janë furnizuar në fundjavën që e lamë pas. Të kompanisë AstraZenca në IKSHPK janë 132 mijë e 438 vaksina, duke llogaritur edhe mbi 5 mijë vaksina nëpër komuna. Nesër sipas asaj që thash që në fillimjavë na vijnë vaksina nga kompania Pfizer sipas kontratës bilaterale presim që të na vijnë edhe 55 mijë doza të reja për këtë javë”, tha Vitia.

Lexo më shumë  Kurti priti Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” bisedojnë për Projektligjin për liritë fetare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *