KryesoreLajme

Stradner e quan qesharake deklaratën e Macron për Serbinë: Vuçiqit i pëlqen të nënshkruajë kontrata mbrojtëse pasi e di që Perëndimi i do dollarët

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka analizuar takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me atë të Francës, Emmanuel Macron.

Stradner në një postim në “X”, i ka reaguar presidentit Macron i cili në një postim tha se “Franca është e përkushtuar për të ardhmen evropiane të Serbisë, një të ardhme që po shkruhet tashmë.”

Stadner ka shkruar se është qesharake të shohësh Macron që thotë që Franca është e përkushtuar ndaj të ardhmes evropiane të Serbisë, kur në fakt Vuçiqi nuk dëshiron anëtarësim në BE.

“Ai dëshiron të jetë në “rrugën e BE-së” (siç e quan ai) dhe merr para evropiane për mbijetesën e tij politike, ndërsa bashkëpunon me Kinën dhe Rusinë”, ka shkruar ajo.

Analistja amerikane tutje ka thënë se lajmi i vetëm i mirë nga ky takim është se thuhet se Macron i ka kërkuar Vuçiqit që të vendos para drejtësisë personat që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Le të shohim nëse Vuçiq do ta realizojë atë që ka premtuar. Nuk do të habitesha që Vuçiq i ka premtuar Macronit se do ta rregullonte këtë pas zgjedhjeve… vetëm për të blerë më shumë kohë”, ka shkruar Stradner.

Stradner tutje është shprehur se raportohet që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar një kontratë të re në lidhje me avionët francezë Rafale.

“Vuçiq ka një histori të gjatë deklaratash mashtruese dhe të pavërteta, kështu që unë thjesht do të prisja dhe do të shikoja pasi nuk besoj se Macron do t’i shiste avionë pasi një krizë tjetër po shpërthen në rajon. Vuçiq nuk ka nevojë për tanke dhe avionë për të përmbushur objektivat e tij të sigurisë në Ballkan (ai vepron përmes grupeve paraushtarake). Megjithatë, atij i pëlqen të nënshkruajë kontrata mbrojtëse pasi e di që Perëndimi i do dollarët”, shkruan analistja amerikane.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Më tej ajo ka theksuar se presidenti fracnez, Emmanuel Macron ka një histori të gjatë në marrjen e disa vendimeve të tmerrshme të politikës së jashtme.

“Por dyshoj se ai nuk mund të shohë qëllimet e Vuçiqit. Macron po përdor kartën e “miqësisë historike Serbi-Francë” me Vuçiqin në përpjekje për ta bindur atë të zgjohet. Kjo është mundësia e fundit e Vuçiqit për të rregulluar gjërat përpara se gjërat të përshkallëzohen përsëri në rajon”, ka shkruar Stradner.

YouTube player