Lajme

Haxhiu: Kushtetuta, fryma demokratike e Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për 16-vjetorin e Kushtetutës së vendit, ka theksuar misionin themelor të saj për mbrojtjen dhe shërbimin e interesave të popullit pa ndikime të jashtme.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Haxhiu ka thënë se fryma demokratike është thelbi i vlerës së Kushtetutës, i cili nuk mund të zëvendësohet.

“Republika e Kosovës sot shënon 16-vjetorin e Kushtetutës së saj. Si akti më i lartë normativ, Kushtetuta ka misionin themelor për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme. Fryma e saj demokratike është thelbi i vlerës së saj, i cili nuk mund të zëvendësohet”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo më shumë  “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, shfaqje në “Burgun e Idealit” për përvjetorin e Masakrës së Dubravës

Ministrja Haxhiu ka theksuar gjithashtu se duhet angazhim i plotë i të gjithëve në zbatimin e Kushtetutës me përgjegjësi, duke vlerësuar se çdo shkelje apo neglizhencë rrezikon besueshmërinë e saj.

“Ne urojmë dhe angazhohemi që zbatimi i Kushtetutës të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.Çdo shtrembërim, neglizhencë ose përdorim i gabuar i fuqisë së saj, ulë kredibiletin, për të cilën asnjëherë nuk duhet lejuar”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo më shumë  Pishë Poro–Nartë po betonizohet mes zonës së mbrojtur dhe heshtjes institucionale

Haxhiu ka uruar që Kushtetuta të kultivohet në avancimin e frymës demokratike, duke siguruar mbrojtjen e interesave shtetërore dhe respektimin e interesave të qytetarëve.

Rruga Press

YouTube player