KryesoreLajme

Muja: Lista Serbe është demaskuar, s’e ka mbështetjen e qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Lista Serbe me vendimin për ta bojkotuar procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri ka dëshmuar se çdo tre muaj i ndryshon qëndrimet me urdhër të Beogradit. Sipas tij, me vendimin e fundit kjo parti është demaskuar e më nuk e ka mbështetjen e qytetarëve.

Në një shkrim në Facebook, Muja ka renditur veprimet e Listës Serbe në situatën në veri, nga nëntori i 2022-s kur u tërhoqën kryetarët e komunave. Ai ka thënë se në dhjetor më pas kjo parti përmes barrikadave tentoi të bënte të pamundurën që të mbaheshin zgjedhjet. E në zgjedhjet e marsit 2023, bëri thirrje për bojkot dhe “kërcënoi këdo që kandidon apo merr pjesë në votime (prill 2023). Për periudhën maj-qershor të 2023-s, Muja ka thënë se Lista Serbe nuk i ka njohur rezultatet, s’i ka pranuar kryetarët e ka sulmuar institucionet, KFOR-in dhe mediat.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Pas këtyre dy pikave, Muja ka thënë se Lista Serbe vendosi kushte për pjesëmarrje në zgjedhje e në fund nisi mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkim kryetarësh. Pas mbledhjes së nënshkrimeve dhe caktimit të datës, Lista Serbe bëri thirrje që qytetarët të mos marrin pjesë në zgjedhje e anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga kjo parti u dorëhoqën nga komisionet komunale në veri.

“Po të shohim kronologjinë e ngjarjeve si më lart, mesatarisht çdo tre muaj, Lista Serbe, me urdhra nga Beogradi zyrtar, i ndryshon qëndrimet. Synim kanë bllokimin e progresit. Por nuk kanë më mbështetje në qytetarë e besueshmëri. As forcën që ta bëjnë këtë siç kanë mundur më herët. Qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, tashmë po e shohin mirë e të demaskuar Listën Serbe e politikat e Beogradit zyrtar. Ata nuk i kanë prioritet interesat e qytetarëve. Dita ditës, po e dëshmojnë këtë”, ka shkruar Muja.

Lexo më shumë  Instituti Ndërkombëtar Republikan: Shqipëria dhe Kosova, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor! Serbia në krah të Rusisë

Paralajmërimi i Listës Serbe për bojkot është përcjellë me zhgënjim nga ndërkombëtarët.

YouTube player