Bota

Drama e luftës në Gaza, gjenden 381 trupa të pajetë pranë spitalit Al-Shifa

Thellohet bilanci i viktimave nga lufta në Gaza. Të paktën 381 trupa janë nxjerrë nga spitali më i madh i Gazës pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona javën e kaluar, tha organizata e Mbrojtjes Civile e enklavës.

“Ne kemi nxjerrë 381 trupa nga Al Shifa dhe zona përreth që nga tërheqja e ushtrisë izraelite,” -tha zëdhënësi Mahmoud Basal. Ai ka theksuar se në total nuk përfshiheshin trupat e njerëzve e varrosur në mjediset e spitalit.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Ai tha se punëtorët janë ende duke u përpjekur të rimarrin trupat e varrosur në Al Shifa dhe informacionet sugjerojnë se ka “dhjetëra” kufoma nën tokë dhe rërë. Që prej fillimit të luftës në Gaza, mbi 33,200 palestinezë janë vrarë dhe rreth 76,000 të tjerë janë plagosur.

Rruga Press

YouTube player