Bota

Stoltenberg: Takim i nivelit të lartë mes Suedisë dhe Turqisë përpara samitit të NATO-s

Duke pasur parasysh bllokimin turk për pranimin e Suedisë në NATO, është planifikuar një takim i përfaqësuesve të rangut të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia përpara një samiti të aleancës së mbrojtjes në korrik, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ky takim do të përfshijë ministrat e Jashtëm, krerët e shërbimeve sekrete dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare. Qëllimi është të arrihet një progres në përfundimin e pranimit të Suedisë në NATO”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp, në Lituani.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

“Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, qeveritë në Stokholm dhe Helsinki ranë dakord të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë, në Bruksel përpara samitit të NATO-s më 11-12 korrik në kryeqytetin lituanez, Vilnius”, than Stoltenberg.

Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022.

Finlanda është anëtare e aleancës që nga prilli 2023, ndërsa Suedisë i mungon ende miratimi i Turqisë dhe Hungarisë.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Ankaraja po bllokon pranimin e Suedisë kryesisht me arsyetimin se Suedia po merr masa të pamjaftueshme kundër “organizatave terroriste”.

Rruga Press

YouTube player