Bota

Stoltenberg: Nuk ka indikacione se Rusia po bën gati ofensivë ushtarake kundër NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “nuk ka indikacione” se shpërthimi i raketës në Poloni ishte rezultat i një “sulmi të qëllimshëm”.

“Nuk ka indikacione se Rusia po bën gati një ofensivë ushtarake kundër NATO-s”, ka thënë Stoltenberg, raporton BBC.

Ai ka thënë se hetimet po vazhdojnë dhe se duhet pritur rezultatet.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Stoltenberg ka folur pas takimit urgjent të NATO-s.

Stoltenberg ka thënë se incidenti në Poloni, ku vdiqën dy qytetarë, “me gjasë” është shkaktuar nga një aktivitet i sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Ngjashëm kishte deklaruar edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Mirëpo, Stoltenberg, ka thënë se përgjegjësia është e Rusisë “pasi vazhdon luftën ilegale kundër Ukrainës”.

Stoltenberg ka thënë se aleatët e NATO-s i kanë dhënë përkrahje të madhe Polonisë dhe kanë shprehur ngushëllimet e thella për rastin që ndodhi të martën mbrëma.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Ai ka thënë se NATO ka rritur dukshëm prezencën ushtarake që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.

“Ne vazhdimisht e vlerësojmë se çfarë tjetër mund të bëjmë”, ka thënë Stoltenberg.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *