Bota

Stano: Zhgënjyese që Serbia s’po e rreshton politikën e saj të jashtme me atë të BE-së

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, në konferencë për media ka thënë se është zhgënjyes trendi i mosrreshtimit të politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.

Serbia është kritikuar se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Stano është pyetur edhe për sanksionet e reja që i janë vendosur Iranit nga BE-ja dhe nëse Serbia është rreshtuar në këtë aspekt me bllokun.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

“Sa herë që BE-ja vendos masa, partnerët tanë, shtetet aspiruese, kërkohen që të rreshtojnë politikën e tyre të jashtme me këto masa. E kanë një periudhë të caktuar kohe për ta rreshtuar atë. Sanksionet e reja ndaj Iranit janë vendosur të hënën, ende ka kohë. Nuk mund të flasim për këtë rast. Por, kur vjen çështja e sanksioneve, Këshilli në faqen e saj publikon njoftimet. Mund të lexoni aty se me cilat sanksione është rreshtuar Serbia. Trendi i rreshtimit të Serbisë është vërtetë zhgënjyes”, tha Stano.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *