Lajme

Serwer: Serbia ka lëvizur përfundimisht në drejtimin rus

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë zgjedhur përfundimisht Brukselin në vend të Moskës, derisa Serbia ka lëvizur përfundimisht në drejtimin rus.

“Serbia refuzoi përsëri të rreshtohej me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, lidershipi i saj denoncoi liderët shqiptarë dhe serbët e Kosovës të gatshëm të merrnin pjesë në qeverinë e saj në terma raciste, miqtë e Beogradit shkatërruan një zyrë përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve komunale në pjesën me shumicë serbe në Kosovë”, tha Serweri gjatë një diskutimi në Këshillin e Atlantikut.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm boshnjak: Kjo lloj Serbie nuk meriton respektin, por përbuzjen tonë

“Tani është skena e një përplasjeje të rrezikshme midis aleatëve gangsterë të Serbisë dhe forcave speciale të policisë së Kosovës”.

Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që trupat serbe të kthehen në Kosovë, derisa ka shtuar se “kjo do të shkaktonte dhunë serioze, pasi sipas tij, miqtë e Vuçiqit në Moskë janë të kënaqur”.

Serweri shtoi se amerikanët nuk e kanë përshtatur politikën e tyre duke marrë parasysh realitetin aktual.

“Serbia tani për tani është e humbur për Perëndimin. Beogradi nuk po e ndjek realisht anëtarësimin në BE, të cilin Vuçiqi e konsideron si shumë të largët. Në vend të kësaj, ai po ndjek “botën serbe”, një përpjekje për të vënë nën kontrollin e Beogradit popullsinë serbe në vendet fqinje”.

Lexo më shumë  Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Madje sipas, Serweri, këtë ia ka dalë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Asnjë nga këto vende nuk do të jetë në gjendje të ndjekin ëndrrat e tyre për anëtarësim në BE, për sa kohë që Beogradi përdor qytetarët serbë për t’i bërë shtetet jofunksionale”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *