Lajme

Spanja shprehet kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

Spanja ka bërë të ditur se nuk e përkrahë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këtë e bëri të ditur të martën përfaqësues i Spanjës për BE, Pascual Navarro, gjatë paraqitjes para Komisionit të Përbashkët për BE-në.

Ai deklaroi se Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës.

“Pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një ‘vendim procedural’, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re”, tha Navarro.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Më tej shtoi se nuk është e jashtëzakonshme që të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian dhe më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, dhe në fund të vendoset liderët evropianë në Këshillin Evropian.

“Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, theksoi ai.

Megjithatë, Navarro thotë se Qeveria e Spanjës “ka qëndrim konstruktiv” në lidhje me Ballkanin Perëndimor, mbështet dialogun dhe së fundi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lexo më shumë  Mbahet për herë të parë në Kosovë tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *