Lajme

Shpërthim te “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, dyshohet për shok-bombë

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar këtë të martë në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës – veri, Besim Hoti, ka thënë se dyshohet që është hedhur shok-bombë, por nuk ka të lënduar.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët në atë pjesë.

Lexo më shumë  Dita 18: Rama jepe Dorëheqjen! - Mijëra qytetarë do të dalin sot në orën 19:00 para Kryeministrisë kundër Edi Ramës

Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Ai dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Lexo më shumë  Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *