Lajme

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Thoma Gëllçin

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçin, duke e çuar atë për gjykim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas SPAK Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan bashkë me Gëllçin janë: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *