Bota

Liderët e Polonisë, Çekisë e Sllovakisë shkojnë sot në Kiev

Liderët e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë do të udhëtojnë për në Kiev të Ukrainës të martën, si pjesë e një misioni të Bashkimit Evropian për të treguar mbështetje për këtë shtet, ndërkohë që trupat ruse tashmë janë duke avancuar drejt kryeqytetit të tij.

“Qëllimi i vizitës është që të shprehet mbështetja e pakusht e vendeve të BE-së për Ukrainën, lirinë dhe pavarësinë e saj”, ka shkruar në Twitter, kryeministri çek, Petr Fiala.

Lexo më shumë  Ukraina kundërpërgjigjet, sulmon me dronë Rusinë

Në këtë udhëtim, ai do të shoqërohet nga kryeministri sllovak, Janez Janša, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe Jaroslaë Kaczynski, i cili është zëvendësminitër polak për siguri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *