SPAK kërkon heqjen e mandatit të Fatmir Mediut dhe Alqi Bllakos
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy ligjvënës.
Burime bënë të ditur se SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit të kryetarit të Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.
Ndërkohë që deputeti i dytë është socialisti, Alqi Bllako, i cili sipas SPAK është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.
Me ketë levizje, SPAK kërkon nga Kuvendi heqjen e mandatit në ketë mënyrë t’i hapet rruga një arrestimi të mundshëm, i deputetëve aktual, Mediut dhe Bllako.
Ndërkohë që burime bëjnë me dije se sot në oren 19:00 pritet të mblidhet me urgjencë Komisioni Parlamentar për Mandatet dhe Imunitetet shqyrtimin e kërkesave të SPAK për Fatmir Mediun dhe Alqi Bllakon.
Akuzat ndaj Alqi Bllakos
Deputeti i PS-së, Alqi Bllako është akuzuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim si të përfshirën në aferën e inceneratorëve.
Bllako ka qenë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, kur kjo drejtohej nga Lefter Koka.
Në kallëzimin e LSI e dorëzuar në SPAK theksohet se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’.
“Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi
Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.
Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore”, thuhet në padinë e LSI. /Panorama.al/
Rruga Press