Lajme

Roli i komandove amerikane që do të vijnë në Shqipëri

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën do të ngrejë shtabin e saj pararojë në Shqipëri.

Krijimi i këtij shtabi do të shërbejë si një pikë qendrore për ndërveprimin e forcave speciale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të forcojë edhe rolin e Forcave të Armatosura Shqiptare si një partner i madh i SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s.

Ky vendim vjen në vazhdimësi të një sërë eventesh të rëndësishme për sigurinë në rajon. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe mes aleatëve tanë me ata amerikanë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

Lexo më shumë  Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

“Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”, tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Evropë.

“Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe në Çabrat të Gjakovës: Serbia ka pasur për qëllim shfarosjen e shqiptarëve

SOCEUR luan një rol të rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve në Ballkan dhe kjo përpjekje po kryhet me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe përfaqëson vlerësimin për profesionalizmin e ushtrisë shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *