Lajme

Florona në Shqipëri? Ja cilat kategori duhet të bëjnë kujdes

Zyrtarisht në Shqipëri nuk është regjistruar ndonjë rast me “Florona”, siç njihet kombinimi i Covid-19 me gripin sezonal, por mjekët infeksionistë nuk përjashtojnë mundësinë që ky variant të jetë në qarkullim.

“Për deri sa një rast është konfirmuar në Maqedoninë e Veriut edhe ne mund të kemi një gjë të tillë. Ndryshimi për ne është se pacientët këmbëngulin se nuk u ndodh diçka e tillë. Dyshimi është të fillojë si grip dhe pastaj të marrë formën e Covid.”

Mjekja Sabahet Dedja thotë se simptomat e “Omicron” janë tepër të ngjashme me ato të gripit sezonal. Ndarjen e bën vetëm tamponi.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

“Mund të fillojë me një temperaturë, e cila mund të arrijë edhe 39, 40. Kryesisht dhimbje koke dhe sekrecione të ndryshme dhe dhimbje të fytit dhe gricje të fytit. Temperatura mund të zgjasë dy deri në tre ditë dhe bie në mënyrë të menjëhershme.”

Të sëmurët kronikë duhet të tregojnë më tepër kujdes pasi infektimi me Covid-19 mund t’ju shtojë komplikacionet.

Lexo më shumë  Siguria në Evropë – Gërvalla së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e AKI-së, pjesë e konferencës “Defence 24 Days”

Kujdes të jashtëzakonshëm duhet të tregojnë të sëmurët kronikë, të sëmurët me diabet, të sëmurët me tension, të sëmurët që janë me anemi, ose me sëmundje të ndryshme tumorale.”

Mjekët këshillojnë qytetarët që të respektojnë masat, të vaksinohen dhe të ushqehen shëndetshëm për të mbajtur larg virusin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *