Lajme

Spahiu: Rusia ka pasur një fushë të hapur të ndikimit, SHBA-ja dhe Perëndimi po rikthehen në rajon

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi, Avni Spahiu ka thënë se deri më tani ndikimi i Rusisë ka qenë i hapur në rajon.

Spahiu duke folur në një intervistë është shprehur se, aktualisht janë shenjat e para që vendet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rikthehen në rajon.

“Deri më tani Rusia ka pasur një fushë të hapur dhe ndikimi i saj është përhapur pa ndonjë sfidim nga të tjerët, nga Perëndimi. Tani janë shenjat e para që Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rikthehen në rajon dhe do të ketë një qëndrim tjetër edhe ndaj këtyre raporteve”, tha Spahiu për Telegrafin.

Lexo më shumë  Nagavci: Nuk jemi njoftuar për nënshkrimet pa emër specifik të LDK-së, as unë e as Kurti

Ai ka theksuar se Serbia ka përkrahjen e Rusisë për të bërë agresion politik dhe diplomatik ndaj fqinjëve të saj.

“Agresioni diplomatik dhe politik i Serbisë ndaj fqinjëve është evident, natyrisht me mbështetjen e Rusisë dhe takimi i Gabriel Escobar me Milorad Dodik është shenjë inkurajuese që nuk do të lejohet një përshkallëzim që do të sillte Bosnjën në një konflikt të ri eventual, i cili siç jemi mësuar në të kaluarën ku një krizë në një vend të rajonit, shkakton në mënyrë zinxhirore edhe kriza të tjera”, ka përfunduar ai.

Lexo më shumë  Konjufca: Rexhep Qosja ishte rilindësi i fundit i kombit shqiptar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *