Art & Kulturë

“Pritja”, detaje rreth filmit mbi jetën e Ferdonije Qerkezit

Prej muajsh kanë nisur xhirimet e projektit “Pritja”, një film që do të përshkruajë jetën e Ferdonije Qerkezit.

Xhirimet e këtij filmi veçse kanë mbaruar pak javë më parë, gjersa besohet se do ketë premierën këtë vit.

Filmi, i metrazhit të shkurtër, trajton gjendjen e nënës nga Gjakova por edhe të shumë personave të tjerë të cilët i kanë më të dashurit e tyre të zhdukur.

Lidhur me filmin, producenti Edi Kastrati, në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se nëpërmjet filmit tentojnë të ringjallin ngjarjen edhe pas kaq shumë vitesh.

Lexo më shumë  129 vite më parë lindi Haki Stërmilli, autori i romanit ‘Sikur t’isha djalë’

Ai tutje bëri me dije se projekti ka për qëllim të transmetojë një realitet të hidhur të vendit e popullit tonë.

“Mesazhi që kemi dashur ta përçojmë përmes këtij filmi është një realitet i hidhur i vendit tonë i popullit tonë, i familjarëve të të zhdukurve, ky është mesazhi kryesor. Filmi ka në vete edhe momente shumë prekëse ku besoj që do keni rastin të vini edhe ta shihni kur të është gati. Do të tregojmë se çfarë do të thotë të presësh për shumë e shumë vite”, tha Kastrati.

Lexo më shumë  129 vite më parë lindi Haki Stërmilli, autori i romanit ‘Sikur t’isha djalë’

Theksojmë që roli kryesor dhe i vetmi i filmit “Pritja” i është besuar aktores së mirënjohur, Arta Muçaj, e cila interpreton nënën Ferdonije.

Nga ana tjetër, edhe Qerkezi nuk i humb shpresat se ky film do të jetë shtysë që të zbardhet fati i të pagjeturve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *