SpaceX, përveç tjerash, dërgon edhe avokado e akullore në hapësirë
Një dërgesë e milingonave, avokados dhe një krahu robotik të përmasave njerëzore të SpaceX kanë shkuar drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar të dielën.
Sipas medieve të huaja, ngarkesa – që do të mbërrijë të hënën – është e 23-ta e kompanisë për NASA-n në pak më pak se një dekadë.
Siç bëhet e ditur, një raketë e ricikluar Falcon shpërtheu në qiellin e lindjes nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA -s.
Pas ngritjes së kapsulës Dragon, përforcuesi i fazës së parë u ul drejt në platformën më të re të oqeanit të SpaceX, të quajtur “A Shortfall of Gravitas”.
Sipas raportimeve, në ngarkesë gjendeshin më shumë se 2,170 kilogramë furnizime dhe gjëra eksperimentale, dhe ushqim të freskët duke përfshirë avokado, limonë dhe madje edhe akullore për shtatë astronautët e stacionit hapësinor.
Ndryshe, NASA iu drejtua SpaceX dhe kompanive të tjera amerikane për të dërguar ngarkesa dhe ekuipazhe në stacionin hapësinor, pasi programi i anijes hapësinore përfundoi më 2011.
Rruga Press