BotaKryesore

Ukraina dhe Siria lidhin aleancë ushtarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, në një zhvillim që po cilësohet si aleancë e papritur ushtarake mes dy vendeve.

Marrëveshja u arrit gjatë një vizite të Zelenskyt në Damask, vizita e tij e parë në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në vitin 2024. 

Takimi ndodhi në një moment kur Ukraina po kërkon të zgjerojë partneritetet e saj të sigurisë në Lindjen e Mesme, në sfondin e luftës së vazhdueshme me Rusinë dhe tensioneve rajonale.

Lexo më shumë  77 organizata mjedisore dhe të shoqërisë civile kundër Ramës: Nuk mjaftojnë garancitë politike për Zvërnecin

Sipas deklarimeve zyrtare, dy liderët diskutuan mënyrat për të përballuar pasojat e luftës, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë në siguri dhe mbrojtje. 

Zelensky ka theksuar se Ukraina është e gatshme të ndajë përvojën e saj, përfshirë ekspertizën në përdorimin e dronëve, në këmbim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse.

“Do të punojmë që vendet dhe popujt tanë të bëhen më të fortë dhe ekonomitë tona të rriten”, ka deklaruar Zelensky, duke shtuar se Ukraina mbështet Sirinë në fazën e re pas ndryshimeve politike.

Lexo më shumë  “Rama jepe dorëheqjen!”- Sot protesta e 17-të qytetare për largimin e kryeministrit! Sheshet dhe rrugët të mbushura plot

Ndërsa Al-Sharaa e cilësoi marrëveshjen si hap drejt forcimit të partneriteteve ndërkombëtare të Sirisë, duke theksuar se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin ekonomik.

Rruga Press

YouTube player