Lajme

Mbërrijnë në Shqipëri 2 avionë të tjerë me 182 afganë! Dërgohen në ‘Qytet Studenti’ dhe në hotelet e Durrësit. Shkon në 457 numri i të strehuarve

Në Shqipëri kanë mbërritur dhe dy grupe të tjera me afganë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, ndërsa në orët e para të mëngjesit mbërriti grupi i pestë me 28 persona.

108 afganë janë vendosur në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ndërsa 28 personat që mbërritën mëngjesin e sotëm janë akomoduar në Tiranë.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme
YouTube player

182 personat e mbërritur ditën e sotme e çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani. Ditën e djeshme mbërritën 154 qytetarë afganë, 95 nga Kabuli në orën 22.45, dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *