Lajme

Sot takimi i radhës në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë sot takim për të diskutuar lidhur me çështjen e dinarit.

Ky është takimi i katërt me radhë për këtë çështje.

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në fillim të javës ka njoftuar se do të presë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh  për të diskutuar për “zgjidhjen” lidhur me dinarin.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Takimi i fundit ku është diskutuar rreth Rregullores së Bankës Qendrore, me anë të së cilës ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovës është zhvilluar me 4 prill.

Kosova e Serbia në atë takim nuk kishin arritur pajtim. 

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, pas takimeve kishin konfirmuar mungesën e pajtimit ndërsa kishin akuzuar njëri-tjetrin për mungesë vullneti në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë

Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës, kishte thënë se Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së dinarit teksa Serbia ka kërkuar kohë shtesë.

Rruga Press

YouTube player