Lajme

Sot protestohet në Prishtinë kundër Asociacionit

Përkrahës të sovranitetit të Kosovës sot do të protestojnë kundër presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Protesta do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në orën 12:00.

Kujtojmë se të hënën fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mirëpo, përkundër presionit ndërkombëtar, kryeministri Albin Kurti është duke refuzuar ta themelojë Asociacionin, me arsyetimin se një gjë e tillë do ta pengonte funksionalizimin normal të shtetit të Kosovës.

Ndryshe ka vepruar opozita, e cila e ka lehtësuar veten nga detyra e të shprehurit për sovranitetin e shtetit, duke hedhur mbi qeverinë gjithë përgjegjësinë e presionin, ndërkohë që kryeministri Albin Kurti kur ishte në opozitë ishte kundërshtari më i madh i zajednicës.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *