Lajme

Edi Rama organizoi Samitin e BE, te hotel “Marriott” i ortakut të oligarkut rus

Mbase duket pa rëndësi, por liderët europianë duhet ta dinë, se punimet e Samitit të BE më 6 dhjetor 2022 dhe drekën ceremoniale, i organizuan në hotel “Marriott” te kulla e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, bazë qeveritare e oligarkisë shqiptaro- ruse.

Nuk e kemi fjalën që ky hotel luksoz është financuar me taksat që iu vodhën shqiptarëve, e mbi truall pronë shteti të falur nga kryeministri Rama, sepse kjo vjedhje me vlerë mbi 15 milionë Euro është në dosjet e drejtësisë.

Por për skandalin, se pronari Idajet Ismailaj i hotelit “Marriott” ku u mbajt Samiti i BE në Tiranë, është ortak me oligarkun rus Oleg Deripaska, mik personal i Vladimir Putin dhe financues i agresionit kundër Ukrainës.

Siç dihet, Oleg Deripaska i “Rusal RUAL.MM”, është në krye të listës së 20 oligarkëve rus, të cilët SHBA i ka sanksionuar dhe BE ka mbështetur vendimin e Shtetit Amerikan.

Lexo më shumë  Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Mirëpo në Shqipëri, Oleg Deripaska është ortak në biznes energjie me Idajet Ismailaj, pronarin e hotelit “Marriott” te stadiumi “Air Albania”, ku liderët e BE zhvilluan Samitin, dhe ku një ndër temat ishte bllokimi i aktiviteteve ekonomike të Rusisë në Shqipëri e Rajon.

Në këtë hotel, liderët e BE nuk shkuan vetë, por i çoi kryeministri organizator  Edi Rama, ngaqë është i lidhur në pazare tenderësh, pasurish e koncesionesh afro 2 miliardë Euro, me pronarin e hotelit Idajet Ismailaj.

Përveçse ky është në ortakëri me oligarkun rus të Putinit dhe me Gentjan Filaj, maska e bizneseve të ish-ministrave Damian Gjiknuri e Fatmir Mediu; skandali “Nezaj” zbuloi se ortakërinë e tyre e ka miratuar Edi Rama me vendim qeverie më 10 mars 2017.

Lexo më shumë  Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Drejtuesit e Këshillit të Europës, duhet t’i kërkojnë sqarime Edi Ramës, se përse e organizoi Samitin e BE, te hoteli me pronar Idajet Ismailaj, ortak me oligarkun rus Oleg Deripaska dhe Gentjan Filaj.

Nuk e dimë, nëse pronari i hotelit Idajet Ismailaj, Gentjan Filaj dhe ortaku i tyre rus, Oleg Deripaska, kanë qenë përfaqësues të Shtetit Shqiptar në Samitin e BE në Tiranë; por dihet, që tipa e qarqe të tilla të trafiqeve e pastrimit të parave të krimit, kanë udhëzuar, joshur dhe po e detyrojnë kryeministrin, të miratojë amnistinë fiskale duke dalë kundër SHBA-BE. /Pamfleti/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *