Argument

Sot planeti 8 miliardë njerëz, por mendimi është kaq i rrallë

Nga Roland Amzai

Paradoksi cinik i kësaj bote postmoderne si mendim është:

Ndonëse planeti numëron 8 miliardë njerëz, nuk ka 8 miliardë ëndrra, dëshira, synime, vizione në planin personal (kolektiv jo se jo).

Shumica relative e njerëzve dëshirojnë pak a shumë të njëjtat gjëra në mënyrë cinike.

Të njëjtat gjëra, të skalitura me marker markash (brandesh)…

Lexo më shumë  Qoku: BDI-ja dogji rastin për të pasur një president shqiptar në MV

Konsumerizmi dhe teknologjia (përfshirë dhe atë medicinale) rriti mirëqenien, por po zvogëlon mendimin si numër, si ngjyrë, si nuhancë.

Do të ishte antihumane që tezën e tillë ta hidhnim:

Kualiteti i jetës dhe jetëgjatësia janë në proporcion të zhdrejtë me mendimin, politikën dhe artin.

Si me thënë në 350 milionë popullatë humane në shekullin e 15, jetonte dhe vepronte Michelangelo dhe Da Vinci.

Lexo më shumë  Meloni do ta mallkojë atë ditë kur njohu Ramën

Gjithë Europa kontinentale dëshironte të vizitonte Firencen për shkak të kryeveprave të tyre.

Sot jeton dhe vepron Kim Kardashian dhe Donald Trump.

Edhe pse popullata ishte aq e vogël, rrymat e mendimit ishin aq masive.

Sot edhe pse popullata është aq masive, mendimi është kaq i rrallë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *