Lajme

Sot në Prishtinë mbahet samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në Ballkan – organizuar nga The Economist

Nën organizimin e prestigjiozes The Economist, gjatë të martës në Prishtinë do të mbahet samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përshkrimit, në këtë samit do të diskutohet për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, mungesën e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në rajon e botë.

“Rajoni ka një rol kritik për të luajtur në nxitjen e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit përmes diversitetit për Evropën. Megjithatë, për të përfituar nga ky rol, vendet e rajonit do të duhet të zgjidhin konfliktet rajonale dhe të lehtësojnë reformat që zvogëlojnë hendekun me pjesën më të zhvilluar të Evropës”, thuhet në përshkrim.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Nga njëmbëdhjetë diskutimet, në panel do merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ish-kryeministri grek George Papandreou, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach, ish-ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell dhe shumë personalitete të tjera nga fushat politike, të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë.

Samiti do të mbahet të martën në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:00 në Hotel Emerald. Agjendën e plotë mund ta shihni këtu.

Rruga Press

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *