Bota

Kryeministri i ri britanik është më i pasur se Mbreti

Konsiderohet si një person që po thyen tabu në Britani të Madhe, por kush është Rishi Sunak? Kamerieri milioner që ia doli të bëhej kryeministri i parë me ngjyrë. Ai ka lindur në vitin 1980 në Southampton nga dy prindër që emigruan nga Afrika Lindore. I ati, Yashvir, mjek, ka lindur në Kenia, mamaja, Usha, farmaciste, në Tanzani. Por gjyshërit kishin lindur në Punjab të Indisë.

Rishi është më i madhi nga 3 fëmijët: Sanjay psikolog dhe Raakhi përgjegjëse për strategjinë e Kombeve të Bashkuara kundër Covid-19. Ai ka kryer studimet për filozofi, politikë dhe ekonomi në Kolegjin “Winchester”, atë të “Oxford” dhe më pas në Universitetin “Standford”, ku njohu dhe bashkëshorten, Akshata Murthy, një trashëgimtare e pasurisë së biznesmenit indian, Narayana Murthy.

Lexo më shumë  Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë si pasojë e plagosjes me armë

Rishi dhe Akshata, kanë një pasuri prej mbi 800 milionë euro, dyfishi i asaj që posedon vetë Mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla. 42-vjeçari, në adoleshencën e tij ka punuar dhe si kamerier, përpara se të formohej dhe specializohej në ekonomi, gjë e cila i solli eksperienca punë të niveleve të larta si analist për Goldman Sachs.

Çifti ka dy vajza dhe jetojnë në një ndërtesë të rrethuar nga një liqen, dhe për këtë arsye e quajnë “Maharajah i Yorkshire”, në shqip “Mbreti i Yorkshire”. Sunak ka edhe dy shtëpi të tjera, një në Londër dhe një në Kaliforni. Karrierën politike e nisi vonë por me hapa të sigurt, kur në 2014 kandidoi për deputet në një prej bastioneve të konservatorëve, ku kanë triumfuar në 100 vitet e fundit. Për dy vite, nga 2020 drejtoi ministrinë e financave, duke u bërë arkitekt i paketave të shumta të ndihmës ekonomike për qytetarët në mes të pandemisë. Kjo e ndihmoi të fitonte popullaritet pasi pasuria që zotëron i kishte krijuar një reputacion se nuk shoqërohet dhe nuk i di hallet e shtresës së mesme dhe asaj të varfër.

Lexo më shumë  ‘Freedom House’: Mosmarrëveshja e zgjatur me Kosovën, Serbia ka pësuar rënien më të madhe në procesin e demokratizimit

Për krizën aktuale, Sunak ka premtuar një reduktim të taksave, por jo aq drastike sa kryeministrja në largim Liz Truss. Ende pa marrë detyrën, fitorja e 42-vjeçarit ka bërë që tregjet të normalizohen, ndërsa shpresa është që edhe kaosi politik të marrin fund.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *