Lajme

Sot në Bruksel mbahet raundi i ri i dialogut, priten zgjidhje për disa çështje

Sot në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje për targat e automjeteve, energjinë në veri të vendit dhe personat e zhdukur.

Njohësit e procesit të dialogut janë optimistë për arritjen e një ujdie mes dy vendeve, pas takimit të javës së kaluar të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Vuçiç në Gjermani.

Lexo më shumë  Tri zyrtare të Kosovës diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova me numrin më të madh të të diplomuarve në nivel global

Ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për KosovaPress se takimi i radhës i kryenegociatorëve përveç diskutimeve për arritjen e marrëveshjeve ka për qëllim edhe përgatitjen e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut.

Muajin e kaluar nuk u arrit marrëveshja për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Javën e kaluar, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një takim në Berlin, ku kreu qeveritar tha se u diskutua për marrëveshjet e mundshme që do të arrihen në takimin e kryengociatorëve.

Lexo më shumë  Zelensky thotë se Putini është “vrasës”, pasi Trumpi e quajti atë mik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *