Sport

Sot luhet finalja e garës më të madhe për klube në Evropë mes Liverpoolit dhe Real Madridit

Sot (e shtunë) do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stade de France”, të Parisit – me dy skuadrat që padyshim që bëjnë lojë të bukur.

The Reds duan të hakmerren ndaj Los Blancos për eliminimin në vitin 2018, derisa Mohamed Salah kishte një përballje të tmerrshme me Sergio Ramosin në atë kohë, me këtë të fundit që i kishte lënduar kraharorin qysh në pjesë të parë.

Lexo më shumë  "Ekipi i Sezonit” në La Liga, Muriqi përkrah Mbappe e Yamal

Në anën tjetër, Real Madridi është mbreti i kësaj gare, pasi e ka fituar 13 herë trofeun, për dallim nga skuadra angleze që ka gjashtë sosh.

Padyshim se do të jetë një finale e madhe, një finale që i takon garës më të madhe për klube në Evropë.

Kujtojmë që drejtësinë mes të dyja ekipeve do ta ndajë gjyqtari Clement Turpin nga Franca.

Lexo më shumë  Lista - Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *