Lajme

Sot Dita e Verës, tradita e lashtë për të kremtuar ndërrimin e stinëve

Sot në mbarë vendin festohet “Dita e Verës”, një festë me origjinë të lashtë. “Dita e Verës”, është një festë pagane që festohet në të gjithë zonën e Elbasanit, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan.

Lexo më shumë  Kurti në EPC takon Frieden: Kërkon mbështetje për statusin kandidat në BE, falënderon Luksemburgun për 50 milionë euro ndihmë ndaj Kosovës

Festimet kanë nisur që një natë para ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon zjarrin e fundit për të larguar dimrin dhe të këqijat për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.

Elbasani është qyteti që e ka këtë festë tradicionale edhe pse Dita e Verës festohet gjerësisht thuajse në të gjithë vendin.

Ky është viti i parë, pas plot dy viteve pandemi, që qytetarët e festojë një Ditë Verë pa karantinë dhe pa orë policore për shkak të COVID.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe dhe ballakume si ëmbëlsira tradicionale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *