Bota

Sekretarja e Shtetit të SHBA-së thirrje Izraelit të mos marrë ‘para të pista’ nga Rusia

SHBA ka paralajmëruar Izraelin që të mos marrë ‘para të pista’ nga Rusia dhe i ka bërë thirrje Jerusalemit që t’i bashkohet sanksioneve të Perëndimit për të dënuar Kremlinin për pushtimin e Ukrainës.

Izraeli ka shmangur sanksionet dhe kritikat e forta ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin në përpjekje për të gjetur balanca për afrimin e Kievit dhe Moskës.

Jeruzalemi nuk ka marrë deri tani asnjë sanksion ndaj miliarderit ruso-izraelit, Roman Abramoviç që deri tani është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

Ditët e fundit është vërejtur rritja e numrit të avionëve privatë që fluturojnë nga Rusia për në Izrael.

Sekretarja e Shtetit në SHBA, Victoria Nuland tha se Izraeli duhet t’i bashkohet Perëndmit për të sanksionuar oligarkët rusë.

Lexo më shumë  Nënkryetari i qeverisë së Federatës së Bosnjes e konfirmon: Dje në Beograd më vranë vëllain e vogël

“Nuk duhet të bëhet parajsa e fundit për para të pista që ndihmon luftën e Putinit”, tha Nuland.

Sekretarja i kërkoi Izraelit që t’i bashkohet sanksioneve të vendosura nga administrata Biden.

“Kemi bllokuar oligarkët rreth tij (Putinit), kemi bllokuar ekonominë e tij. U kemi kërkuar sa më shumë vendeve që të bëjnë këtë gjë. Këtë ia kemi kërkuar dhe Izaelit”, shtoi zyrtarja.

Izraeli ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë, por ka refuzuar që të dërgojë mjete ushtarake.

Ndërsa Jeruzalemi refuzon të vendosë sanksione, fluturimet intensive sugjerojnë se oligarkët rusë po kërkojnë të gjejnë strehë në Izrael.

Lexo më shumë  Ministrat e Jashtëm të BE-së miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë

Në 10 ditët e fundit, të paktën 14 avionë privatë kanë fluturuar nga Shën Peterburgu për në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett të premten e kaluar i kërkoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky që të pranonte një ofertë të Putini, të cilin ai e refuzoi.

Zelensky, i cili është hebre dhe ka deklaruar admirimin për Izraelin, po shpreson që të mbajë një fjalim në parlamentin e Izraelit siç ka bërë në shumë vende të tjera në botë.

Bennett vizitoi Moskën të shtunën, duke u bërë lideri i parë i huaj që takon Putin që prej nisjes së ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *