Bota

Biserko: Serbia nuk ja ka idenë se sa rrezikon duke refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Biserko për mundësinë që BE të ndalojë donacionet –

Kujtojmë se dje Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku shprehimisht thuhet se në të ardhmen donacionet dhe financimet, do t’i dërgohen Serbisë vetëm nëse vendos sanksione ndaj Rusisë.

Serbia as që është e vetëdijshme se refuzimi i saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë ka krijuar një marrëdhënie jo të favorshme ndaj Beogradit, veçanërisht në vende si Polonia dhe vendet baltike.

Deri më tani, Beogradi llogariste që aksesi në fondet evropiane të mbetej në fuqi, por mesa duket kjo mund të rrezikohet, që do të thotë humbje prej 200 milionë euro në vit për Serbinë – thotë Biserko për mediat serbe.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Siç vë në dukje Biserko, rezoluta gjithashtu u’a përkujton të gjitha vendeve kandidate se pritshmëritë për progres janë kryesisht në aspektin e shtetit të së drejtës.

“ Pritet një mbikëqyrje më e madhe e reformave, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. Veçanërisht interesante është pjesa për ndikimin e palëve të treta në proceset demokratike dhe zgjedhore “ – thekson Biserko.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ngjarjet aktuale në Serbi, shton ajo, dhe lidhja në rritje me Rusinë, krijojnë përshtypjen se është e vështirë të besohet se Serbia do të jetë e aftë dhe e gatshme të bëjë një kthesë të tillë në sjelljen dhe vendosmërinë e saj thelbësore për anëtarësim në BE.

“Serbia, ashtu si Rusia, i refuzon vlerat evropiane, pikërisht ato që janë të përcaktuara në rezolutë. Serbia, ashtu si Rusia, dëshiron të rishikojë sistemin dhe kufijtë ekzistues – përfundon ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *