Bota

“Gjermanët prisnin humbje të shpejtë të Ukrainës”, vjen reagimi ndaj Johnsonit: Ish-kryeministri argëtues gjithnjë me qëndrim unik ndaj së vërtetës

Gjermania reagoi ashpër ndaj pretendimit të ish-kryeministrit britanik Boris Johnson i cili tha dje se krerët gjermanë shpresonin në një humbje të shpejtë të Ukrainës nga Rusia, duke mohuar këtë pretendim.

Steffen Hebestreit, një zëdhënës i kancelarit gjerman Olaf Scholz, komentoi atë që tha Johnsoni në një intervistë për CNN.

“Ne e dimë se ish-kryeministri shumë argëtues ka pasur gjithmonë një qëndrim unik ndaj së vërtetës dhe këtë herë nuk bën përjashtim”, ka thënë Hebestreit.

Lexo më shumë  Pakti i Putinit me Ajatollahun, Irani mund të marrë sisteme mbrojtëse dhe avionë rusë për të luftuar me Izraelin

Akuzat e Johnsonit u mohuan edhe nga ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Miguel Berger. Deklaratat e Johnsonit janë të ngjashme me deklaratat e ish-ambasadorit të Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnik, i cili deklaroi se disa politikanë gjermanë i thanë se prisnin që Ukraina të mposhtej brenda tre ditësh dhe se ishte e kotë që ta ndihmonin atë në çfarëdo mënyre.

Ai më vonë deklaroi se ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ishte kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe se ishte kundër përjashtimit të Rusisë nga Shoqata për Telekomunikacionet Ndërkombëtare Financiare Ndërbankare (SWIFT).

Lexo më shumë  Lideri i opozitës izraelite: Netanyahu dhe qeveria e tij janë një kërcënim ekzistencial për vendin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *