Lajme

Solisti i ish rok grupit ‘Troja’ anëtarësohet në VETËVENDOSJE!

Solisti i ish rok grupit kosovar “Troja”, Bujar Berisha, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell KosovaPost.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LVV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur Berishën autor të teksteve frymëzuese.

“Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.

Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Si manipuloi BIA serbe raporte të OSBE-së kundër Kosovës, përmes Jelena Gjukanoviq

Postimi i plotë:

Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.

Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot.

Lexo më shumë  Ministri i Brendshëm, Sveçla pas dënimit të spiunes së Serbisë: Asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet

Kohës duhet të ia dijmë vlerën, mbretnesha boll mirë na tregoi. Mirë se erdhe, Bujar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *