Lajme

Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit

Socialistët Evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe liderin e saj, Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen këtë të diel në Kosovë.

Përmes një mesazhi publik, ata i uruan suksese partisë së tyre simotër në garën zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit politik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.

Lexo më shumë  Rashiqi për Vuçiqin dhe Radoiçiqin: Mosreagimi i presidentit serb tregon sa të ndërlidhur janë

“Ne i urojmë fat partisë sonë simotër, Vetëvendosje (LVV), dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të diele në Kosovë. LVV është partia që mund të ofrojë stabilitet, një axhendë të fortë sociale dhe kushte më të mira jetese për njerëzit në të gjithë Kosovën”, thuhet në mesazhin e Socialistëve Evropianë.

Rruga Press

YouTube player