KryesoreLajme

Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babish, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë Kosovës në shtetndërtim, në proceset euroatlantike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se avancimi i përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë pasqyron nivelin e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë  Kurti premton përkrahje të prodhimit dhe shtim të 10 profileve në arsimin dual

Presidenca njoftoi se në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës dhe për rëndësinë e një procesi të besueshëm të zgjerimit. 

Haxhiu kërkoi mbështetjen e Çekisë edhe për hapat e ardhshëm të Kosovës, përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe ecjen drejt statusit të vendit kandidat.

“U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se Kosova e sheh Çekinë si partnere të rëndësishme edhe në fushën ekonomike, me mundësi të reja bashkëpunimi në energji, teknologji të gjelbra, inovacion, digjitalizim, shëndetësi, infrastrukturë dhe industri të avancuar”, u njoftua nga zyra. 

Lexo më shumë  Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor - Nga fashizmi, Greqia, Serbia dhe Rusia, tani e ka radhën Irani: Pas protestave elementë iranianë, s’ka projekt të miratuar

Rruga Press

YouTube player